“Çeta e Artistëve” ngjiti në skenen e Teatrit Skampa 150 artistë

0
Screenshot

Çeta e artistëve ishte eventi i radhës artistik, i cili u ngjit në skenën magjike të teatrit Skampa në Elbasan.Mbrëmja koreografike e Art Revulution Dance solli performancën e e 150 artistëve,të cilët performuan në zhanerin modern dhe atë tradicional.Një mundësi për të shpalosur edhe kostumografinë e pasur të trevave tona dhe për ta trashëguar atë te brezi i ri.

Artistët performues falë talentit dhe dëshirës për motivet popullore dhe jo vertëm premtojnë shumë se në të ardhmen do të jenë artistë të mëdhenj të skenave kombëtare pse jo dhe atyre ndërkombëtare.Më të vegjëlit shprehen të lumtur,për dashurinë që kanë për kërcimin dhe benefitet që marrin prej tij.

Sakaq mbrëmjes festive nuk i munguan të ftuarit special si Armaldo Kllogjeri,Petrit Vullkani,Marly &Sand,ndërsa moderimi i ishte besuar aktores Ilirda Bejleri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu