Çfarë bëri Miley Cyrus që i kërkoi familjarëve ta bëjnë *unfollow*

0

Miley Cyrus nuk i kanë mbetur dhe shumë gjëra për të bërë që mund të shokonin botën. E kemi parë nudo mbi një top gjigant dhe qindra çmendurira të tjera, por çuditërisht ja del që me të papriturat e saj të tërheqë vëmendje. Kësaj here, nga lajme që nuk prisnim, Miley i kërkon familjarëve ta heqin nga Instagrami.

Kjo për arsye se nuk do që prindërit të ndjekin *literalisht* vithet e saj. Në një nga Story-it e fundit, Cyrus ka postuar vithet (shumë të palestruara), veshur me një palë bikini ngjyrë blu që e bënin të dukej edhe më seksi. Me këtë rast, Miley ka një kërkesë.

Miley postoi një foto shumëëë seksi dhe tani i kërkon

“Me shumë gjasa është një moment i mirë që familja ime të bëjë unfollow vithet e mia. Literalisht.”

Sigurisht që familja Cyrus e ka dëgjuar dhe parë kërkesën e këngëtares, por duke e njohur me siguri s’e kanë marrë dhe aq seriozisht. Themi kështu pasi vetëm javën e shkuar, Miley postoi një video goxha provokuese të sajën e veshur me një trupore të zezë dhe shumë muskuj në sfond!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu