20-vjeçari shqiptar i “plas” shishen kokës menaxherit të lokalit pasi refuzoi të ndryshonte muzikën

0

Një 20-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë italiane pas një sherri me menaxherin e një lokali nate, ku ky i fundit nuk pranoi të ndryshonte muzikën që po luhej në sfond. Sapo të riut shqiptar iu refuzua kërkesa për të ndryshuar muzikën, ai ka nisur menjëherë të rrëzojë disa orendi në lokal dhe ka goditur me shishe menaxherin. Më pas ai u largua por nuk zgjati shumë dhe policia bëri të mundur arrestimin e tij dhe në momentin e arrestimit bëri rezistencë. Shqiptari ishte në shoqërinë e shokut të tij italian në momentin kur goditi me shishe menaxherin e lokalit, të cilit i shkaktoi një plagosje të lehtë në qafë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu