Çfarë do të bëjë NATO nëse Rusia pushton të gjithë Ukrainën? Skenarët e mundshëm

0

Teksa luftimet kanë hyrë në javën e tretë dhe ushtria ruse ka përparuar, një pyetje e drejtë është se çfarë do të bëjë NATO nëse pushtohet e gjithë Ukraina?

Sipas BBC, ky është skenari më i tmerrshëm për NATO-n, e cila ka rritur numrin e trupave në vendet fqinje, por që, për shumë arsye nuk dëshiron të tërhiqet në një luftë me Rusinë.

Ka spekulime se, përpara se kjo gjë të ndodhë, Kievi mund të bindet të bëjë një marrëveshje me Moskën – me fjalë të tjera, të dorëzojë një pjesë të territorit, në këmbim të një ndërprerjeje të armiqësive.

Megjithatë, problemi me atë skenar është, së pari se Kievi nuk dëshiron të lëshojë terren, dhe së dyti, ekziston edhe frika se një rezultat i tillë mund t’i japë fuqi Putinit, duke e shtyrë të ndërmarrë agresion ndaj vendeve të tjera.

Megjithatë, tani shumica e analistëve supozojnë se Rusia do të luftonte për të mbajtur Ukrainën në afat të gjatë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu