Çfarë duhet të dini përpara se të bëni tatuazhin e radhës

0

Tatuazhet mund të shkaktojnë infeksione

Kjo nuk është një surprizë, veçse duhet të saktësojmë se nga mund të vijnë këto infeksione. Infeksionet mund të vijnë nga ambjenti i klinikës së tatuazheve, ose nga vetë boja. Është një lloj bakterieje e quajtur Mykobakterie, e cila me të hyrë në lëkurë shkakton një irritim të dhimbshëm të saj për muaj të tërë. Një lloj më i fuqishëm i kësaj bakterieje mund të shkaktojë deri edhe tuberkuloz apo lebrozë. Gjithashtu infeksione të tjera në formë virusesh mund të shkaktohen nga tatuazhet.

Nëse e ndjeni lekurën rreth tatuazhit të skuqet, ënjtet apo t’ju dhembë, drejtohuni menjëherë tek mjeku.

Alergjitë

Ka raste kur njerëzve mund tu krijohen alergji nga tatuazhet e tyre, edhe pse jo që me tatuazhin e parë. Në shumë raste, pasi bëjnë tatuazhin e dytë apo të trete, masat e elementit kimik që shkakton alergjinë rriten dhe kjo shkakton kruarje dhe skuqje të përhershme. Alergjitë nga tatuazhet janë të vështira për tu kuruar, thotë Dr. Ledger. Nëse injektimi i steroideve në trup nuk jep rezultat, mund tu duhet të hiqni me kirurgji pjesën e tatuazhuar të trupit!

Tatuazhet mund të fshehin shenjat e sëmundjeve

Bëhet fjalë për melanoma apo shenja kanceroze të cilat mund të mbulohen nga tatuazhi. Kjo do të pengonte kapjen në kohë të sëmundjes, e cila do të përparonte pa e ditur dhe pa e kuruar ne. Sidomos kur kemi të bëjmë me forma të tumorit të lëkurës, është shumë e rëndësishme kapja dhe trajtimi sa më herët.

Mund të rrisin rreziqet nga ekspozimi ndaj diellit

Lëkura duhet mbrojtur gjithmonë nga ekspozimi i tepërt ndaj diellit, por tatuazhet mund të rrisin rreziqet që kanosen nga rrezet e dëmshme.

E verdha është pigmenti i bojës së tatuazhit që shkakton më tepër irritim kur ekspozohet në diell, por edhe ngjyrat e tjera si e zeza, e kuqja dhe bluja përmbajnë një rrezikshmëri të lartë në ekspozim.

Djegiet gjatë rezonancës magnetike

Nëse keni bërë një tatuazh dhe do t’u duhet të bëni një rezonancë magnetike, duhet të tregoni shumë kujdes. Janë raposrtuar raste kur gjatë imazherisë lëkura është djegur! Kjo për shkak se boja e tatuazhit përmban hekur, brenda të cilit krijohen disa rryma elektrike në kontakt me rrezet magnetike. Sa më e errët të jetë boja e tatuazhit, aq më të rënda do të jenë djegiet nga rezonanca.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu