Çfarë e bëri Luana Vjollcën të flasë me kaq krenari për “Shiko Kush Luan”

0

Duke qenë edhe autore edhe moderatore, Luana është vigjilente që çdo gjë të shkojë ashtu siç duhet dhe duket se është mjaft krenare për “Shiko kush luan”. Teksa ka përfunduar xhirimet e episodit të radhës, moderatorja ka postuar disa story në Instagram ku shpreh lidhjen shpirtërore të krijuar me këtë emision.

“Sapo mbaruam xhirimet e emisionit ‘Shiko kush luan’ për nesër… tani jam ulur në një cep pas kamerave duke ndjekur performancat për t’u siguruar që gjithçka të shkojë mirë. Por ky cepi më bëri të realizoj që këto drita, skena, kamerat etj janë jeta ime. Jam rritur kështu… 15 vite kaluan sa shpejt! Faleminderit që i keni dhënë kuptim 15 viteve të karrierës sime me dashurine tuaj,” shkruan ajo.

Ishte pikërisht doza e nostalgjisë që i bëri dhe ndjekësit e saj të mendojnë që Luana do të largohet nga televizioni, por, kjo e fundit sqaron:
“P.S më keni shkruar shumë pse këto fjalë sikur po mbyll karrierën? Jo! Unë në fakt veç sa kam filluar, por ishte një ndjesi që më erdhi ta ndaja me ju. Ju dua të gjithëve.”


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu