Çfarë është zbuluar? Zhdukja e Koçoles dhe Sulovarit, Muhamet Rrumbullaku mbërrin në Sarandë

0

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka mbërritur në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku vijojnë hetimet për zhdukjen prej 6 prillit të Leonard Theodhorit dhe Fatmir Sulovarit.

Mësohet se gjatë takimit, Rrumbullaku i ka njohur familjarët, me punën e pandërprerë hetimore dhe kërkimore të strukturave të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me agjencitë ligjzbatuese, për gjetjen e dy shtetasve. Ai i siguroi se hetimet dhe kërkimet për këtë rast do të thellohen akoma më shumë.

Rrumbullaku pritet të zhvillojë një analizë të detajuar të punës së kryer deri në këto momente, për të vendosur për mënyrën se si policia do të procedojë në vijim, mbi bazën e provave që ka mbledhur dhe administruar tashmë, me qëllim gjetjen e dy shtetasve. Pak më herët ka mbërritur në Sarandë edhe Drejtori i Policisë së Vlorës, Ermal Muça.

Prej 26 ditësh, dy 46-vjeçarët nga Saranda, Fatmir Sulovari dhe Leonard Theodhori janë zhdukur pa gjurmë.

“Po mungova 2 ditë qaje Nardin”/ Nëna e Koçoles zbulon bisedën e fundit me të birin: Shoku më tha, ‘ta ruaj unë Koçolen’
Familjarët dhe policia vijojnë kontrollet në zonë, por pa rezultat, ndërsa ditën e sotme të afërmit te të zhdukurve kanë protestuar para Drejtorisë së Policisë në Tiranë, ku kanë kërkuar intensifikimin e kërkimeve nga ana e policisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu