Neuroshkencëtarët kanë regjistruar aktivitetin e një truri njerëzor që po vdes dhe kanë zbuluar modele ritmike të valëve të trurit rreth kohës së vdekjes që janë të ngjashme me ato që ndodhin gjatë ëndërrimit apo meditimit.
Tani, një studim i publikuar në “Frontiers” sjell një pasqyrë të re në një rol të mundshëm organizativ të trurit gjatë vdekjes dhe sugjeron një shpjegim për rikujtimi e jetës në përvojat afër vdekjes.Imagjinoni të rijetoni të gjithë jetën tuaj në hapësirën e sekondave. Si një rrufe, ju jeni jashtë trupit tuaj, duke parë momente të paharrueshme që keni jetuar.Ky proces, i njohur si “kujtimi i jetës”, mund të jetë i ngjashëm me atë që është të kesh një përvojë afër vdekjes.