Çfarë ndodhi brenda Kryeministrisë?! Begaj: Do të përpiqem të jem në lartësinë e duhur. Rama: Kur përmendej emri juaj të gjithë…

0

Mbrëmjen e sotme kryeministri Edi Rama ka pritur në zyrë Bajram Begajn, të zgjedhurin e socialistëve për postin e Presidentit të Republikës.

Në bisedën e zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë, Rama e thërret “President” Begajn dhe shprehur se është i bindur që do të jetë i duhuri, ndërsa nuk munguan as përqafimet e ngrohta mes tyre. Fjalët e para që thotë vetë kandidati i socialistëve është se për të ka qenë një vlerësim i madh që është zgjedhur për të kryer detyrën e lartë shtetërore.

Edi Rama: Ky sistem që kemi kështu është, është e pamundur që të ndërtohet një proces ku njerëzit mund të njihen më parë me mundësinë për tu zgjedhur, kështu që sot kemi pasur diskutim në kryesi. Ishte një nga diskutimet më të mira dhe në fund ramë dakort që ju jeni i duhuri për ta normalizuar zyrën e institucionit të Presidentit të Republikës, ju falenderoj që nuk shfaqët refuzim por pranim, do t’ju japim votën që të zgjidheni zyrtarisht

Bajram Begaj: Është vlerësim i madh që të jesh president i një vendi, do të përpiqem që të jem në lartësinë e duhur.

Rama: Ne kemi bindjen që ju do të jeni një asset I vyer, sepse unë kam besim sepse jemi njohur më parë. Të gjithë që morën fjalën folën me respekt dhe bindjs që ju mund të bëni detyrën e duhur. Uroj që të keni deri në fund besnikërinë që ju karakterizon ndaj shtetit dhe atë forcë të madhe të huimanizmit të Forcave të Armatosura. Cilësi këto që janë mjaft të arsyeshme që ju do ta merrni shpejt përmasën e detyrës dhe do ta mishëroni atë simbolikë të unitetit kombëtar që është edhe ADM e forcave të armatosura.

Bajram Begaj: Do ti përmbush mme suskse dhe besoj se do të jem në shërmbim 24/7 në kryte të detyrës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu