Çfarë ndodhi me martesën e Kim me Kanye

0

Pas lajmit se martesa e Kim dhe Kanye-s po shkon drejt divorcit, bota është në pritje të çdo shenje që njëri a tjetri do të japë. Ndonëse deri tani nuk ka konfirmim nga asnjëra prej palëve, thuhet se vendimi për t’u ndarë ishte i përbashkët.

Burime për E!Neës bëjnë me dije se Kim dhe Kanye pavarësisht të gjithave kanë një raport shumë miqësor me njëri-tjetrin.

“Kim dhe Kanye nuk kanë inate ndaj njëri-tjetrit dhe sillen me shumë përzemërsi. Ai është fokusuar në botën e tij dhe ajo në të sajën. Kim do të ndjejë paqe teksa nis këtë kapitull të ri të jetës dhe është e fokusuar tek vetja dhe fëmijët. Gjithashtu gjithë energjinë po e shpenzon duke bërë aktivitet fizik, pasi i duhet të jetë e fortë fizikisht dhe mendërisht. Ka qenë shumë e zënë me biznesin e saj dhe është e përqëndruar tek lumturia e të vegjëlve.”

Divorci i çiftit Ëest dukej si diçka e largët, por ja që ndodhi dhe për klanin e famshëm ishte zgjedhja më e mirë. Sipas po të njëjtit burim, ndarja nuk është e thjeshtë as për motrat e Kim-it, pasi për ta Kanye ka qenë familje. Gjithsesi, bien dakord se ndarja e rrugëve do t’i bëjë mirë të dyve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu