Çfarë pritet të ndodhë? Rama mbledh nesër Asamblenë e PS-së në Gjirin e Lalzit

0

TIRANË- Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e nesërme asamblenë e Partisë Socialiste. Mësohet se mbledhja do të zhvendoset në Gjirin e Lalzit, në një prej resorteve që ndodhen aty. Fjala hapëse e Ramës në asamblenë e PS-së do të jetë e hapur për mediat.

Ndërkohë që fokusi i Ramës në parti, këto kohë ka qenë rigjenerimi i partisë si dhe anëtarësimet e reja. Ende nuk dihet nëse do të ketë ndryshume në radhët e drejtuesve të qarqeve apo të kabinetit qeveritar. Ndërsa në 12 qershor PS ka njoftuar se do të mbledhë kongresin e partisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu