Çfarë tregon forma e gishtave të dorës për personalitetin tuaj

0

Për fat të mirë, sot ka disa fakte argëtuese e interesante njëkohësisht. Rezulton se dora mund t’ju tregojë shumë për personalitetin. Është me të vërtetë mjaft e çuditshme. Ky hulumtim përqëndrohet kryesisht në gishtat tuaj. Shko çfarë tregojnë gishtat për personalitetin tuaj.

Sekreti qëndron në gishtin e unazës dhe në gishtin tregues. Mund të thonë shumë për natyrën që ke. Sipas studimit, ky test vlen më shumë për meshkujt, sepse gjatësia e gishtave tregon nivelin e testosteronit tek ata. Ekzistojnë tri lloje: A, B dhe C.

A. Gishti i unazës është më i gjatë se gishti tregues

Këtu po flasim për burra, të pashëm madje. Ata janë simpatikë dhe mund të shkojnë mjaft mirë me të gjithë (ky rezultat vlen edhe për gratë). Megjithatë, këta njerëz janë pak më agresivë se të tjerët dhe gjithmonë të gatshëm për të marrë rreziqe. Kjo, gjithashtu, do të thotë se këta njerëz shpesh bëjnë më shumë para sesa kolegët e tyre, që e kanë gishtin e unazës më të shkurtër.

B. Gishti i unazës është më i shkurtër se gishti tregues

Të gjithë njerëzit me këtë formë gishtash janë shumë të sigurt, madje mund të jenë edhe pak narcisistë. Janë njerëz që nuk kanë probleme me vetminë, aq sa shpesh nuk duan të shqetësohen. Kur bëhet fjalë për dashurinë, ata nuk e shfaqin shumë veten dhe nuk janë ata që e hedhin hapin e parë.

C. Gishti i unazës dhe gishti tregues janë në gjatësi të barabartë

Ndoshta kjo thotë mjaft. Njerëzit me këtë formë janë ndërmjetës të mirë, shumë besnikë dhe të dashur. Çdo gjë është e balancuar me këta njerëz. Ata janë të qetë dhe çdo gjë duket sikur funksionon mirë, sikur të gjithë organizohen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu