Champions League, Aston Villa pëson humbjen e parë pas gafës në mbrojtje

0

Aston Villa ka pësuar humbjen e parë në Champions League. Pas tre fitoreve radhazi, anglezët u mposhtën minimalisht nga Club Brugge.

Belgët konfirmuan edhe njëherë tjetër se paraqitja e shkëlqyer ndaj Milanit në raundin e tretë, nuk ka qenë e rastësishme.

Golin e vetëm për Club Brugge e shënoi Vanaken në minutën e 52-të. Mesfushori ktheu në gol, një penallti të shkaktuar nga një gafë e Mings. Mbrojtësi i Aston Villa-s, gaboi gjithçka, duke marrë topin me dorë, pas një pasimi nga portieri Emiliano Martinez. Gjyqtari akordoi penallti menjëherë, me Mings që mbeti i shtangur.

Në sfidën tjetër të luajtur paralelisht, Shakhtar Donetsk triumfoi 2-1 me vështirësi ndaj zviceranëve të Young Boys.

Golat e e Zubkov në minutën e 31-të dhe Sudakov në minutën e 41-të, i dhanë fitoren skuadrës ukrainase, duke e bërë të pavlefshëm golin e Kastriot Imerit në minutën e 27-të.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu