“Check Up”, 70 qytetarë të Elbasanit pyeten nga SPAK

0

Hetimi për koncesionin e kontrollit shëndetësor falas i njohur ndryshe si Check Up-i, ka detyruar SPAK të marrë në pyetje rreth 70 qytetarë të Elbasanit. Ata janë pyetur në funksion të procedimit 122 të vitit 2020 të regjistruar nga SPAK.

70 qytetarë të Elbasanit të thirrur për të dhënë deklarimet e tyre në Prokurorinë e Posaçme i janë përgjigjur pyetjeve që lidhen me shërbimin.

E konkretisht, sa herë kanë kryer Check Up-in dhe në çfarë qendrash shëndetësore e kanë përfituar këtë shërbim. Koncesioni në fjalë ka vlerë rreth 100 milionë Euro.

Ai nisi zbatimin në vitin 2014 me qëllim kontrollin mjekësorë falas të qytetarëve 1 herë në vit. Mosha e personave që përfitojnë nga ky proces e parashikuar dhe në marrëveshjen e e firmosur, përfshin qytetarët nga 35 deri 70 vjeç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu