Chelsea denoncon spekulimet rreth shitjes së klubit, Abramovic pozicionohet

0

ANGLI – Në një deklaratë të lëshuar të enjten, Chelsea shpërndau një deklaratë në emër të Roman Abramovich në lidhje me “spekulimet rreth shitjes së klubit”.

Pasi konfirmoi se fitimet neto nga shitja do të dhuroheshin për bamirësi, klubi londinez shpjegon se krijimi i një fondacioni i është besuar një eksperti të pavarur.

“Abramovich nuk ishte i përfshirë në këtë punë, e cila u menaxhua në mënyrë të pavarur nga ekspertë me vite përvojë në organizata humanitare”.

Deklarata kundërshton gjithashtu fjalët se oligarku rus dyshohet se ka ndërhyrë në shitjen e klubit. “Abramovich nuk ka kërkuar shlyerjen e asnjë kredie, sugjerime të tilla janë krejtësisht të rreme, siç janë sugjerimet se Abramovich ngriti çmimin e klubit në minutën e fundit,”- thuhej në deklaratë.

Teksa më tej sqaron: “Abramovich nuk ka akses apo kontroll mbi këto fonde dhe nuk do të ketë akses apo kontroll mbi to pas shitjes. Pavarësisht rrethanave të ndryshuara që nga shitja, ai mbetet i vendosur të gjejë një pronar të mirë për Chelsea dhe të sigurojë që të ardhurat të shkojnë për kauza të mira”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu