Chelsea e nis me humbje Championsin, debuton Armando Broja

0

Chelsea e ka nisur me humbje ndeshjen hapëse të Champions League, duke u mundur përballë Dinamos së Zagrebit në Kroaci me rezultatin 1-0.

“Blutë” e Londrës e pësuan që në minutën e 13’ nga Orisç dhe më pas nuk arritën më të merrnin veten, duke provuar por pa gjetur kuadratin.

Në minutën e 59’, sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja, bëri debutimin e tij, por që nuk arriti të ndihmonte skuadrën e tij të merrte të paktën një pikë.

Ndërkohë në sfidën tjetër të luajtur në orën 18:45, Borusia Dortmundit fitoi pastër përballë Kopenhagenit në shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu