Artisti nga Kosova realizon portretin e Rita Orës në Tiranë me grurë, oriz dhe misër

0

Pak para koncertit të Rita Orës në Tiranë, artisti nga Kosova Alkent Pozhegu ka realizuar portretin e këngëtares në sheshin Skënderbej.

Në fotografinë e publikuar nga fotografi Florion Goga, duket se portreti është realizuar me grurë, oriz, fara luledielli, misër dhe thjerrëza.

Në daljet publike këngëtarja e shoqëruar nga prindërit, thotë se dashurinë për Shqipërinë, traditat, gjuhën e deri edhe ushqimin e ka të kultivuar prej tyre.

Në pritje të albumit të ri mbi të cilin është duke punuar, lë të hapur mundësinë e bashkëpunimit me të tjerë artistë shqiptarë.

Ndonëse rrëfen se kapitulli i radhës për të do të jetë i përqëndruar tek kinematografia. Sa i përket martesës së saj me regjisorin Taika Waititi, nuk jep shumë detaje, por as nuk e fsheh lumturinë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu