Ndeshja kundër Real Salt Lake ka ngjallur polemika të shumta në rrjetet sociale. Ajo ishte një natë për t’u harruar për mbrojtësin e njohur Giorgio Chiellini.
Futbolli amerikan i MLS-së ka patur shumë detaje për të folur në muajt e fundit. Së pari ardhja e lojtarëve të njohur, si Gareth Bale apo Giorgio Chiellini. Dhe ishte pikërisht ky i fundit, që vazhdon të jetë çështje në rrjetet sociale, nga njerëz që ndjekin futbollin edhe në Shtetet e Bashkuara.
Ndeshja më e fundit e Los Angeles Football Club pati një episode, ku mbrojtësi Italian në pamundësi për të ndaluar një top dhe frenuar një kundërsulm të kundërshtarit, preferoi të luante ‘volejboll’. Kaq ka mjaftuar që ky gjest të shkaktonte shumë komente negative për të.
“Chiellini tallet me MLS-në”, “një ligë fermerësh”, “pensionistë të moshuar”, “Kjo është ajo që ata fitojnë në Shtetet e Bashkuara duke thënë futboll në futboll”, “Këto lloj lojtarësh të përfunduar janë të mirë për MLS”, “Çfarë lige është MLS dhe çfarë po bën Chiellini atje? dhe “Askush nuk e merr seriozisht MLS”.
Këto janë disa nga komentet që janë bërë nga fansat. Të gjitha këto kritika nga dora e Chiellinit, video e të cilit tashmë ka bërë xhiron e botës në rrjetet sociale. Qendërmbrojtësi italian ishte larg nivelit të tij më të mirë në ndeshjen kundër Real Salt Lake, duke pasur një natë për t’u harruar. Arbitri i dha vetëm një karton të verdhë Chiellinit. Skuadra rivale nuk vonoi shumë për të protestuar kundër vendimit të gjyqtarit, i cili duhej ta ndëshkonte me kartonin e kuq mbrojtësit italian.