Digjen tre banesa të pabanuara në Selenicë, dëgjohen shpërthime municionesh

0

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e shpërthimeve.

Tre shtëpi të pabanuara kanë marrë flakë dhe janë djegur në fshatin Dushkarak të Selenicës. Mësohet se si pasojë e flakëve që kanë përfshirë Selenicën këtë pasdite, janë dëgjuar edhe shpërthime municionesh. Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e shpërthimeve.

Zjarret masive kanë përfshirë vendin prej ditësh. Vatra aktive ka në Mat, Mirditë, Shkodër dhe Vlorë. Forcat e ushtrisë dhe zjarrfikëset kanë dalë në terren, por ndërhyrje nga ajri nuk ka ende.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu