Chrissy Teigen prek me fjalët për të birin që nuk jeton më

0

Chrissy Teigen ka zbuluar se ajo dhe John Legend po planifikojnë të kenë më shumë fëmijë pas dështimit të shtatzanisë. Në një intervistë për revistën People, modelja tha se nuk mund ta imagjinojë një jetë pa shumë fëmijë dhe se shpreson t’i ndihmojë njerëzit e tjerë që kanë përjetuar situata të ngjashme.

IVF nuk është një opsion për shumë njerëz dhe duhet të jetë. Nuk duhet të jetë një përpjekje kaq e shtrenjtë për një grua që përpiqet të krijojë një fëmijë.“, tha modelja.  Teigen tregoi mënyrën se si ka vendosur me partnerin John të përkujtojnë fëmijën e tyre të tretë, një djalë që e humbi vjeshtën e kaluar.

Ne po ndërtojmë një shtëpi të re dhe do të mbjellim një pemë. Arsyeja është që unë doja që hiri i Jack-ut të ishte në atë tokë dhe të ishte me ne gjatë gjithë kohës, të rritet përmes gjetheve të bukura, të ishte gjithmonë një pjesë e jona. Ai nuk ishte vetëm një moment në kohë. Ishte i vërtetë për ne, e donim shumë.“, tha modelja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu