Çiftëzimi i frikshëm i miliona mushkonjave errëson qiellin (VIDEO)

0

Pamjet e miliona mushkonjave që duket sikur formuan një “tornado” shkaktuan panik në një zonë në Rusi.

Fenomeni u filmua në bregun lindor të Kamchatka, duke shkaktuar frikë midis vendasve.

Ekspertët thanë se vendasit nuk duhet të shqetësohen për këtë grumbullim, i cili ishte një “fenomen bashkimi”.

“Këto janë mushkonja meshkuj që grumbullohen rreth femrave për t’u çiftuar – nuk ka asgjë të keqe në këtë,” tha Lyudmila Lobkova.

Mushkonjat e gjinisë mashkullore ‘nuk i sulmojnë njerëzit’, tha ajo.

Vendasit thonë se janë mësuar me fenomene të tilla, por jo kaq shumë sa këtë vit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu