Çifti i njohur i aktorëve mbledh 35 milionë dollarë për Ukrainën, ja reagimi i Zelensky

0

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy falënderoi të dielën çiftin e njohur të ‘shoëbiz’-it, Ashton Kutcher dhe Mila Kunis për mbledhjen e fondeve për të ndihmuar vendin e tij të shkatërruar nga lufta.

Presidenti ukrainas organizoi një video-telefonatë pasi dyshja arriti të mblidhte gati 35 milionë dollarë të cilat do të shkonin për refugjatët ukrainas.

Çifti gjithashtu premtoi 3 milionë dollarë nga paratë e tyre.

Kutcher dhe Kunis, nisën një “GoFundMe” më 3 mars për të financuar kompanitë me bazë në “San Francisko Flexport” dhe “Airbnb”.

Presidenti postoi një foto të telefonatës në “Twitter”, duke thënë se çifti ishte “ndër të parët që iu përgjigj thirrjeve tona”.

“Ata kanë mbledhur tashmë 35 milionë dollarë dhe po i dërgojnë në @flexport & @Airbnb për të ndihmuar refugjatët ukrainas. Mirënjohës për mbështetjen e tyre. Të impresionuar nga vendosmëria e tyre. Ata frymëzojnë botën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu