Çifti i njohur në pritje të fëmijë së katërt

0

Michael Bublé dhe gruaja e tij Luisana Lopilato janë në pritje të fëmijës së tyre të katërt. Lajmi u dha nga faqja e internetit TMZ, e cila publikoi videon e “I’ll Never Not Love You”, kënga e re e këngëtarit me origjinë kanadeze. Në videon e këngës në fakt Luisana shfaqet shtatzënë.

Çifti tashmë ka tre fëmijë: Noah, 8 vjeç, Elias, 6 dhe Vida, e cila është 3. Shtatzënia e katërt mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për Michael dhe Luisana për të filluar nga e para pas një periudhe të vështirë, mbi të gjitha nga sëmundja e djalit të tyre të madh.

Në vitin 2016, Noah në fakt u diagnostikua me kancer: arsyeja që bëri që babai i tij të tërhiqej nga skena deri kur njoftoi shërimin e tij.

Dhe tani që gjithçka duket se ka marrë fund, Bublé është rikthyer me një këngë të re dhe me një fëmijë tjetër.

Kënga e re e artistit është, siç shpjegoi ai vetë, një vazhdim i këngës shumë të famshme Haven’t Met You Yet, një këngë e vitit 2009 që shënoi thellësisht jetën e tij.

Në xhirimet e asaj videoje, në fakt këngëtari del me gruan që më pas u bë gruaja dhe nëna e fëmijëve të tij. Dhe se, tani, ajo mund të jetë përsëri shtatzënë. Nuk është rastësi, pra, që në videon e re shfaqet edhe Luisana.

Pas komplimenteve që i bëri bashkëshortit për punën e tij, bashkëshortja e Bublé bëri në Instagram një deklaratë të vërtetë dashurie.

“Faleminderit dashuria ime që beson gjithmonë në mua dhe që je shoku im më i mirë. Faleminderit që më bën të ndihem si një grua, aktore, mama e shkëlqyer. Më inkurajon të jem gjithmonë njeri më i mirë”, ka shkruar ajo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu