Prej tetë ditësh, çifti italian Mauricio Teroni dhe bashkëshortja e tij, Emanuela Utili, po qëndrojnë si mysafirë të familjes shqiptare Shehu në fshatin Seferan, pranë qytetit të Belshit.
Mauricio dhe Emanuela shprehen të mahnitur nga natyra e bukur e zonës së Belshit dhe atraksionet turistike përreth, si Seferani dhe Gradishta. Veçanërisht i pëlqejnë liqenet e Dumresë, të cilat i konsiderojnë me një bukuri të veçantë.
“Kemi qënë në shumë qytete të Shqipërisë ,Sarandë , Gjirokastër, Berat,por Belshi na ka lënë një përshtypje pozitive-thotë Mauricio.
“Më pëlqen shumë ky vend. Më ka bërë përshtypje mikpritja locale dhe bukuritë e zonës.Ndjehemi mirë.Do të riktheheshim sërish”- thekson Emanuela.
Gjatë sezonit turistik veror, Belshi ka pritur gjithashtu 12 familje të tjera nga Italia, Franca dhe Greqia, të cilat kanë ardhur për pushime të ftuara nga familje belshake që jetojnë dhe punojnë në këto vende si emigrantë.
Infoweb Media





