Çifti më i përfolur për momentin, Graciano i propozon Argjirës për martesë?

0

Prej kohësh kishte thashetheme se Argjira Spanca dhe Graciano Tagani ishin në një lidhje. Ata e pranuan publikisht këtë gjë pak kohë më parë. Duket se Argjira dhe Graciano janë shumë të dashuruar, pasi këtë e kanë shfaqur shpeshherë në emisionin “E Diell”.

Në një episod, teksa po flitej për vërtetësinë e çifteve, dyshja pati momente shumë romantike. Ata treguan gjithashtu, se kolegët e tyre e dinin prej kohësh për lidhjen.

“Mos aktroni se ju e dini që e kam shumë inat këtë gjë. Ju e dinit të gjithë, pse bëni sikur s’e dini.”

Ndërkohë, në një intervistë, ata kanë folur për njohjen dhe si ka evoluar historia e tyre e dashurisë. Momenti më emocionues ishte teksa Graciano i vendosi unazë në gisht Argjirës. Megjithatë, duket se ky nuk ishte propozim për martesë, por thjesht pjesë e emisionit.

Me siguri, fansat e çiftit janë të mërzitur që propozimi nuk ndodhi. Por, ndoshta Graciano e ka ndërmend ta bëjë diçka të tillë, në mënyrën më romantike dhe emocionuese të mundshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu