Cilët janë dy kandidatët e PD që diskutohen për kryetar Bashkie në Elbasan?

0

Blendi Himçi dhe Aurel Byluykbashi janë dy kandidatët e PD që diskutohen për kandidatë për kryetar Bashkie Elbasan.

Kandidaturat ende nuk janë zyrtarizuar, por burime për Infoweb informojnë se dy emrat tashmë janë më të diskutuarit në forumet e PD.

Blendi Himçi mban aktualisht postin e Kryetarit të PD të degës ndërsa Aurel Bylykbashi gjithashtu ka qenë kryetar i degës së PD dhe deputet.

Të dy emrat kanë një karrierë të gjatë politike në PD. Ata zotërojnë njohjen dhe mbështetjen e bazës. I vetmi problem për momentin mbetet bashkimi i dy ndarjeve në PD që ata të mund të marrin të gjithë votat e demokratëve dhe opozitës. Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu