Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjte në Maliq.
Një 72-vjeçar është goditur në kokë nga një bagëti e imët (cjap). Sipas njoftimit zyrtar, i moshuari është në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Maliq/Informacion paraprak
Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).
Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.