‘Çmendet’ 32-vjeçari në Delvinë, dh*unon për të disatën herë babanë

0

Një 32-vjeçar nga Delvina është arrestuar ditën e sotme nën akuzën e dhunës në familje.

Efektivët e Komisariatit të Policisë Delvinë, pas denoncimit nga babai i tij i moshuar, se 32-vjeçari Shaban Ramaj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj tij, menjëherë kanë kryer shoqërimin dhe më pas arrestimin e të dyshuarit.

Mësohet se ky është rast i përsëritur dhune, ndërkohë që 32-vjeçari Ramaj ka precedentë edhe për vepra të tjera penale.

32-vjeçari, tashmë i arrestuar, ka qenë person i proceduar në gjendje të lirë për kanosjen me thikë të një personi dhe dëmtimin e motorit të tij në muajin maj të këtij viti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu