‘Çmendet’ 40-vjeçari, hedh televizorin dhe dollapin nga ballkoni i shtëpisë, dëmtohen tre makina

0

Policia greke ka arrestuar një 40-vjeçar, i cili ka shkaktuar dëme në makina dhe një dyqan në zonën lindore të Selanikut , pasi po hidhte sende nga ballkoni i shtëpisë së tij.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, kur sipas ERT-së, burri ka dalë në ballkonin e banesës ku jeton dhe ka nisur të hedhë sirtarë, dollapë, madje edhe një televizor në rrugë.

Gjërat e hedhura nga 40-vjeçari kanë shkaktuar dëme në tre makina dhe në fasadën e një dyqani.

Policia u thirr në zonë dhe arrestoi 40-vjeçarin në shtëpinë e të cilit gjeti një sasi të vogël kokaine.

Ndaj tij është ngritur procedim për drogë dhe dëmtim të pasurisë së huaj.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu