‘Çmendet’ 58-vjeçari në Tiranë, filmohet teksa tërhiqte me automjet kafshën, reagon menjëheherë policia

0

Policia e Tiranës ka reaguar në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një drejtues  duke tërhequr një kafshë, me makinë.

Blutë e kryeqytetit, menjëherë pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit.

Në pranga ka përfunduar,  Xh. M., 58 vjeç, i cili drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Njoftimi i Policisë:

Reagim i DVP Tiranë

Në lidhje me një video të postuar në portale, në të cilën shfaqet një shtetas duke tërhequr një kafshë, me automjet, ju sqarojmë se:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Rrugore, pas publikimit të pamjeve filmike, kanë nisur menjëherë verifikimet për identifikimin e drejtuesit të automjetit. Nga verifikimet ka rezultuar se drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. M., 58 vjeç, e drejtonte automjetin pa leje drejtimi dhe kishte mangësi në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim.

Në përfundim të veprimeve për këtë rast u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin Xh. M. Gjithashtu, ndaj këtij shtetasi u vendos masë administrative në bazë të Kodit Rrugor, për mangësitë në dokumentacionin e automjetit.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë të gjitha rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu