Çmendet moti. Shiu në Elbasan kthehet vetëm në 4 dhjetor! Parashikimi për 14 ditë. Ja harta

0
61260300 - autumn decor

Nga editori, infoelbasani.com

E pabesueshme ajo çfarë po ndodh me motin këtë vit. Vjeshta thuajse iku pa u ndjerë. Por edhe dimri duket se do të nisi si një pranverë.
Sipas parashikimit të agjensive më të specializuara të motit në botë rezulton se në 14 ditët në vazhdim në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë do të jetë mot kryesisht i qëndrueshëm. Do të mbizotërojnë ditët me diell. Në datat 26-27-28 do të ketë mot me vranësira. Megjithatë dimër deri në 4 dhjetor nuk do të ketë. Shiu pritet të kthehet pikërisht në këtë datë.
Edhe situata termike do të jetë mjaft e favorshme. Deri më datën 24 do të kemi një ulje të lehtë të temperaturave, por më pas rinis sërish një pranverë e dytë, madje në fillim të dhjetorit temperatura maksimale në qytetin Elbasan do të jetë 20 gradë Celsius.
E pra shijojini ditët me diell dhe qëndroni sa më larg koronavirusit përmes distancimit fizik. infoelbasani.com

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu