Çmenduria mund të kapë kulmin, vlera e “Bitcoin” mund të arrijë deri në 100 mijë dollarë

0

Një prej bankave më të mëdha në botë, “Goldman Sachs”, parashikon që vlera e kriptomonedhës pritet të shënojë rritje gjatë viteve të ardhshme, shkruan Aljzaeera

Çmimi për një Bitcoin ka rënë në 43 mijë dollarë, pasi arriti pikun në nëntor me 69 mijë dollarë. Por brenda pesë viteve të ardhshme, ky çmim mund të shkojë deri në 100 mijë dollarë, sipas një raporti të bankës.

Sipas ekspertëve, Bitcoin pritet të shndërrohet në një aset digjital. Madje parashikohet në raport se Bitcoin do të fitojë terren edhe ndaj arit. Ekspertë të kriptovalutave kanë parashikuar se vlera e Bitcoin, si kriptomonedha më e fuqishme, mund të arrijë vlerën e disa miliona dollarëve.

Nga ana tjetër, zv.guvernatori i Bankës së Anglisë, Jon Cunliffe, tha për BBC se kriptomonedha mund të jetë e pavlerë dhe se njerëzit që investojnë në kriptovaluta duhet të “përgatiten për të humbur gjithçka”.

Dy platforma të sigurta ku ju mund të bëni investimet tuaja në kriptomonedha janë Binance dhe cex.io. Këto dy platforma pranojnë pagesa përmes bankës edhe nga Shqipëria.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu