Çmimi i banesave në Prishtinë arrin deri në 2,500 euro për metër katror

0

PRISHTINË- Çmimi i një metri katror të banesave në Prishtinë aktualisht luhatet nga 1,200 deri në 2,500 euro, në varësi të lokacionit, ndërtimit dhe cilësisë së objektit. Ky nivel i çmimeve po konsiderohet i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumicën e qytetarëve.

Çmimi i banesave në Prishtinë vazhdon të jetë i lartë dhe i paqëndrueshëm për shumë qytetarë. Sipas të dhënave nga agjencitë imobiliare, një metër katror në kryeqytet kushton nga 1,200 euro deri në 2,500 euro, në varësi të lokacionit, ndërtimit dhe cilësisë së objektit.

Zonat më të shtrenjta mbeten qendra e qytetit, lagjja “Arbëria” dhe “Pejton”, ku çmimet shpesh e tejkalojnë kufirin prej 2,000 euro për metër katror.

Në Zonën e Prishtinës së Re çmimi i një metri katror të banesave aktualisht është 1,200 euro. Në rrugën C, metri katror i një banese luhatet nga 1,400 deri në 1,500 euro, ndërsa në rrugën B për ta blerë aktualisht një banesë duhet paguar 1,500 deri në 1,700 euro për metër katror. Dhe, pastaj vjen pjesa e kryeqytetit me zona ndjeshëm më të shtrenjta të banesave.

Zonat më të shtrenjta në kryeqytet janë qendra e qytetit, lagjja Arbëria dhe Pejtoni, ku çmimet shpesh tejkalojnë 2,000 euro për metër katror.

Në zona të tjera, çmimet janë si më poshtë: Megjithatë, mungesa e kontrollit institucional mbi tregun dhe kërkesa e lartë po e shtyjnë vazhdimisht çmimin për lart, duke e bërë të vështirë për shumë qytetarë, sidomos të rinjtë, që të sigurojnë një banesë me të ardhura të zakonshme.

Ekspertët e ndërtimit kanë paralajmëruar edhe më herët se çmimet pritet të mbesin të larta edhe gjatë muajve në vijim, për shkak të mungesës së ofertës së qëndrueshme dhe rritjes së kostove të ndërtimit.

Sipas të dhënave statistikore të Agjencisë së Statistikave edhe sipas ndërtuesve është evidente ngritja e kostos së ndërtimit në muajt e deritashëm të 2025-tës.

Sipas të dhënave të publikuara nga ASK-ja të Indeksit të Kostos së Ndërtimit (IKN) për tremujorin e parë (TM1) 2025, “kostoja e ndërtimit në Kosovë pati rritje për 1,7 për qind në tremujorin e parë të 2025-tës, krahasuar me tremujorin e fundit të 2024 -tës”. Ndërsa krahasuar me tremujorin e parë të sivjetshëm me të njëjtën periudhë të vitit paraprak, Indeksi i Kostos së Ndërtimit pati rritje për 6,5 për qind.

ASK-ja ka evidencuar se në këtë periudhë, pagat e punonjësve në sektorin e ndërtimtarisë janë rritur 2,4 për qind, ndërsa materialet e ndërtimit prej 1,9 për qind ishin ndikim në rritjen e kostos së ndërtimit, dhe shpenzimet e tjera në këtë sektor në tremujorin e parë janë rritur për 1,8 për qind.

Kostoja e ndërtimit në rritje. Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) për tremujorin e parë të vitit 2025:

Por, ajo që është paradoksale është se mbi 180 mijë banesa janë të zbrazëta në Kosovë Për 13 vjet – nga 2011-ta deri më 2024 – numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë është rritur për 43 për qind.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se vendi, me rreth 1.6 milion banorë, ka 590 mijë banesa apo shtëpi të banueshme.

Të dhënat e dala nga regjistrimi i popullsisë, vitin e kaluar, tregojnë po ashtu se mbi 96 për qind e familjeve janë pronare të shtëpive ku jetojnë. Vëzhguesit e këtij trendi thonë se mentaliteti i qytetarëve është që investimi në objekte banimi, siguron zgjidhje afatgjate për mirëqenien e familjes.

Por, një shifër që ai e konsideron shqetësuese, është ajo e banesave të zbrazëta. Sipas ASK-së, në Kosovë janë mbi 182 mijë të tilla, që përfshijnë banesat ende në ndërtim, të blera dhe të destinuara për shitje.

Paradoksi: mbi 180 mijë banesa të zbrazëta. Pavarësisht çmimeve të larta, në Kosovë janë mbi 182 mijë banesa të zbrazëta, përfshirë ato në ndërtim, të blera për investim ose të destinuara për shitje.

Ndërmjet viteve 2011 dhe 2024, numri i banesave dhe shtëpive në Kosovë u rrit për 43%, duke arritur në rreth 590 mijë njësi banimi për një popullsi prej 1.6 milionë banorësh.

Për më tepër, 96% e familjeve në Kosovë janë pronare të shtëpive ku jetojnë. Ky trend tregon një mentalitet të përhapur investimi në pasuri të paluajtshme, si formë sigurie për të ardhmen.

Çmimet e banesave në Kosovë nisën të rriten në vitin 2021, për shkak të çrregullimeve në tregjet ndërkombëtare të shkaktuara nga pandemia COVID-19. Me rritjen e çmimeve të materialeve ndërtimore, banesat u shtrenjtuan mbi 20%./ Monitor