Çmimi i naftës në bursë arrin 76 $/fuçi, shqiptarët e blejnë deri në 200 lekë/litri

0

Tashmë të gjithë e dimë dhe për fat të keq e pranojmë. Me çmimet e karburanteve në këtë vend abuzohet pafund. Ak

Pak kohë më parë pati një rritje të çmimit dhr sipas ekspertëve erdhi për shkak të uljes së prodhimit të naftës së papërpunuar nga Arabia Saudite, Rusia dhe anëtarët e tjerë të OPEC+.

Por tani gjërat kanë ndryshuar pasi në bursat ndërkombëtare çmimi i hidrokarbureve është në ulje.

Ditën e sotme, datë 6 Dhjetor, çmimi i naftës ka pësuar ulje të madhe dhe një fuçi shitet 76 dollarë.

Por pavarësisht kësaj ulje, shqiptarët vazhdojnë të paguajnë 195-200 lekë litrin e naftës, ndërkohë që duhet ta paguanin vetëm 175 lekë/litër nëse karburantet do mbështeteshin te bursa ndërkombëtare ashtu siç thuhet se bëjnë.

kush duhet të ndërhyjë në këtë rast?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu