“Çmontohet” rrjeti i trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës/ Arrestohen 11 persona, mes tyre shqiptarë! Droga fshihej në… (FOTO)

0

Një operacion i gjerë antidrogë ka çuar në goditjen e një rrjeti të organizuar kriminal që trafikonte kokainë nga Amerika Latine drejt Evropës.

Policia greke ka vënë në pranga 11 persona të përfshirë në këtë skemë të sofistikuar kontrabande, mes tyre shtetas grekë, shqiptarë dhe të huaj.

Sipas të dhënave paraprake, organizata përdorte metoda të avancuara për të fshehur lëndën narkotike brenda lëkurëve të gjedhëve, të cilat më pas përpunoheshin në mënyrë teknologjike për të nxjerrë kokainën.

Të arrestuarit janë:

5 shtetas grekë

3 shtetas shqiptarë

1 shtetas bolivian

1 shtetas gjeorgjian

1 shtetas spanjoll

Operacioni është ende në vijim dhe autoritetet greke po punojnë për identifikimin dhe kapjen e të tjerëve të përfshirë në këtë rrjet ndërkombëtar droge.