“Ç’na duhen aeroportet kur nuk kemi çfarë të hamë?!”, Rama përgjigjet nga Kukësi: Janë fabrika buke.

0

“Ç’na duhen aeroportet kur nuk kemi çfarë të hamë?!”, Rama përgjigjet nga Kukësi: Janë fabrika buke

Kryeministri Edi Rama nga qyteti i Kukësit ku prezanton sot kandidatët për deputetë të PS-së për këtë qark, deklaroi se aeroportet janë fabrika buke.

Duke iu përgjigjur skeptikëve, kreu i qeverisë theksoi se shqiptarët nuk kanë vdekur për bukë, por aeroportet shërbejnë si qendra zhvillimi ekonomik.

“Qëllimi nuk është thjesht të fitojmë ndeshjen. Fitorja e një ndeshje elektorale është një mjet, për të ndryshuar më tej jetën e njerëzve. Kemi folur gjatë me Petritin për Tropojën, për punën që është bërë. Më vjen mirë që edhe Gerta është përfshirë në këtë skuadër, si një shembull domethënës i faktit që dashuria për vendlindjen, ambicia për të ndikuar për jetën e komunitetit, për plotësimin e nevojave të jetës së përditshme. Trungu flet vetë për prejardhjen, për kontributet. Gerta si individ është person ambicioz, gruaja me kurajo dhe energji. Ka një element tjetër që në përzgjedhjen e saj, që hodhi hapin për t’u ofruar si pjesë e skuadrës, ka luajtur rol edhe vlerësimi i eksperiencës së saj në biznes, si menaxhere. Kuturistët thonë; ç’na duhen ne aeroportet, ne duam bukë. Por s’ka vdekur kush për bukë në Shqipëri, që nga koha e Skënderbeut. Aeroportet janë fabrika buke, në sensin që sjellin konsumatorë pa fund dhe krijojnë kushte për të pasur mundësi ofertash të të gjitha natyrave për ta. Është fakt i njohur që një aeroport e ka kthimin e investimit në ekonomi 1 euro të shpenzuar dhe 23 të fituar. Aeroportet sjellin investimet.”, -tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu