Ç’ndodhi mbrëmë në KZAZ-në e Kavajës? Policia tregon detaje për ngjarjen

0

Sigurimi i Kavajës ka bërë të ditur se në vijim të investigimeve për dëmtimin e derës hyrëse të KZAZ Nr. 42, në shkollën “26 Marsi”, kanë arritur në një konkluzion.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se dera është hapur me forcë nga disa shtetas të mitur, të moshave 9, 10 dhe 13 vjeç. Të miturit janë intervistuar në prani të prindërve, psikologut, avokatit, punonjësve sociale të bashkisë Kavajë dhe kanë treguar se gjatë kohës që kanë qenë duke luajtur me njëri-tjetrin, kanë hyrë në ambientet e shkollës së mesme “26 Marsi”, në katin e parë, ku është edhe KZAZ Nr. 42.

Gjithashtu, është bërë e ditur se rasti është ngritur në prokurori për veprime hetimore të mëtejshme. Sigurimi i Kavajës ka bërë thirrje prindërve të marrin përgjegjësinë e tyre dhe të mbajnë nën kontroll fëmijët e tyre në kohën e lirë dhe t’i edukojnë për të respektuar pronën publike dhe private.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu