CNN rendit “Zjerm” të Shqipërisë të parën në Eurovision

0

Në një artikull të publikuar nga prestigjiozja amerikane CNN, Shqipëria është renditur në vendin e parë ndër 26 këngët finaliste të Eurovision 2025, duke u vlerësuar si performanca më e mirë e këtij edicioni.

E gjithë vëmendja është zhvendosur te Bazeli i Zvicrës. Konkursi i Këngës në Eurovision rikthehet pas një mungese të gjatë prej 12 muajsh.

CNN ka hartuar një renditje të artistëve më të mirë  që do të ngjiten në skenën e Eurovision, në natën finale mbrëmjen e 17 majit.

Renditja u realizua me ndihmën e fituesit të vitit të kaluar, Nemo i cili fitoi medaljen e artë për këngën në zhanrin Pop, “The Code”, shkruan “CNN”.

Renditja e finalistëve sipas CNN vijon si më poshtë:

  1. Shqipëria: Shkodra Elektronike, “Zjerm”
  2. Austria: JJ, “Wasted Love”
  3. Finlanda: Erika Vikman, “Ich Komme”
  4. Zvicra: Zoë Më, “Voyage”
  5. Franca: Louane, “Maman”
  6. Italia: Lucio Corsi, “Volevo Essere Un Duro”
  7. Luksemburgu: Laura Thorn, “La Poupée Monte Le Son”
  8. Suedia: KAJ, “Bara Bada Bastu”
  9. Danimarka: Sissal, “Hallucination”
  10. Malta: Miriana Conte, “Serving”
  11. Estonia: Tommy Cash, “Espresso Macchiato”
  12. Ukraina: Ziferblat, “Bird of Pray”
  13. Holanda: Claude: “C’est La Vie”
  14. Greqia: Claudia, “Asteromata”
  15. Letonia: Tautumeitas, “Bur Man Laimi”
  16. Polonia: Justina Steczkowska, “GAJA”
  17. Norvegjia: Kyle Alessandro, “Lighter”
  18. Islanda: VÆB, “Róa”
  19. Spanja: Melody, “Esa Diva”
  20. Izraeli: Yuval Raphael, “New Day Will Rise”
  21. Gjermania: Abor & Tynna, “Baller”
  22. Lituania: Katharsis, “Tavo Akys”
  23. Portugalia: Napa, “Deslocado”
  24. Britania e Madhe: Remember Monday, “What The Hell Just Happened?”
  25. San Marino: Gabry Ponte, ” Tutta L’Italia”
  26. Armenia: PARG, “Survivor”