Çomo: 12% e pacientëve janë në gjendje kritike për jetën, shumica mosha të reja

0

NAJADA ÇOMO: Numri i të shtruarve në spitalin Covid 1 dhe 3, janë 130 pacientë të shtruar, prej të cilëve 12 % janë në formë kritike, 54 % në formë të rëndë, dhe pjesa tjetër në formën e mesme të rëndë. Janë mosha të reja të shtruar në spital, të gjithë të pavaksinuar, moshat e reja sot janë edhe ata që nuk kanë sëmundje kronike.

Një grup tjetër janë gratë që kanë bërë lindje të parakohshme, për shkak të gravitetit që jep Covid 19. Mbizotërojnë personat e vaksinuar, më pak se 3-4% janë persona të vaksinuar.

Gjeorgjina Kuli: Kemi numrin më të madh të fëmijëve të prekur që nga fillimi i pandemisë, kemi 10-12 fëmijë të shtruar me Covid, nuk ka pasur një rritje shenjash, kanë komplikacione të pakta, dhe nuk kemi raste fatalitetesh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu