Conference League, Tottenham vetëm barazim ndaj Rennes. Ndalet edhe Basel

0

Kompeticioni më i ri i UEFA-s, Conference League që sezonin e parë do ta kurorëzojë në “Air Albania” ka luajtur ndeshjet e para të fazes së grupeve.

Sytë ishin të gjithë në supersfidën Rennes-Tottenham e cila përfundoi në barazim 2-2 dhe me lojën që u shfaq, ndoshta ky ishte rezultati më i drejtë.

Nje autogol i Bade në 11’ i dha avantazhin Spursave teksa në 23’ barazuan vendasit me Tait. Në pjesën e dytë, Laborde ngriti në peshë tifozët vendas por Hjojbjerg në 76’ barazoi rezultatin.

Në sfidat e tjera, Baseli i shqiptarëve, Taulant Xhaka e Pajtim Kasami barazuan pa gola në fushën e Qarabag ndërsa Vitesse mposhti 2-0 NS Muran në transfertë.

Slavia e Pragës bëri surprizën me fitoren 3-1 ndaj Union Berlin teksa Slovan Bratislava humbi 1-3 përballë Copenhagen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu