Motorri u përplas me Fuoristradën, ndërron jetë gruaja, burri rëndë në spital. Emrat

0

Ndërron jetë në spital gruaja që udhëtonte me bashkëshortin me motorr, por që u përplasën me një Fuoristradë.

Ngjarja ndodhi në orët e para të mbrëmjes në aksin rrugor Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Dajç.

Automjeti tip Benz është përplasur me një motoçikletë të drejtuar nga Fran Daija me banim në fshatin Dajç. Në motoçikletë ka qenë edhe bashkëshortja e tij Liza Daija.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë në spital Liza Daija 60 vjeçe dhe ndodhet në reaminacion në gjendje serioze për jetën Fran Daija 62 vjeç.
Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po kryen veprimet proceduriale për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu