Antonio Conte do të kalojë një periudhë kohe larg futbollit pasi do i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit.
Tottenham njoftoi se Conte së fundmi nuk ishte mirë dhe kishte “dhimbje të forta barku”.
“Antonio Conte kohët e fundit ka pasur dhimbje të forta barku. Ai do t’i nënshtrohet një operacioni për heqjen e fshikëzës së tëmthit sot dhe do të kthehet pas një periudhe rikuperimi. Të gjithë në klub i urojnë të shërohet sa më shpejt”, tha klubi.
Duhen të paktën deri në tetë javë për t’u kthyer në aktivitet të plotë pas operacionit të fshikëzës së tëmthit.
Ndihmësi i tij Cristian Stellini pritet të marrë drejtimin e ndeshjes së së dielës në Premier League kundër Manchester City.





