Shtyhet sërish seanca për inceneratorin e Fierit, ja arsyeja

0

Është shtyrë sërish seanca për inceneratorin e Fierit.

Burime për median bëjnë me dije se seanca e radhës është përcaktuar për në datën 15 shkurt, ora 9:00.

Mësohet se shkak për shtyrjen e seancës është bërë pasi gjykata nuk ka njoftuar italianin Giusepe Cifalione, i cili rezulton si i përfshirë në këtë aferë.

Kujtojmë se kjo është e treta herë që seanca shtyhet.