Copa del Rey/ Sa vuajtje, Barça kualifikohet ndaj Linares! Sociedad dhe Valencia…

0

Barcelona mposht 2-1 Linares Deportivo në raundin e 32-të të Kupës së Mbretit dhe kualifikohet në raundin tjetër. Ndeshja u luajt në stadiumin komunal të Linarejos, ku katalanasit u befasuan me golin e Hugo Díaz në minutën e 19′.

Megjithatë, në pjesën e dytë, Xavi bëri disa zëvendësime dhe rezultuan të sakta. Në minutën e 63′ Osumane Dembélé nga e majta ia doli të shënonte. Ndërkohë pesë minuta më vonë Jutgla depërtoi mirë në krahun e majtë dhe e djathta e tij nuk zhgënjeu duke çuar shifrat në 2-1.

Janë kualifikuar gjithashtu edhe Valencia, dhe Real Sociedad pasi mposhtën respektivisht Cartagenan me rezultatin 2-1 dhe Leganes me rezultatin 3-2.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu