Kaos në Kazakistan, vriten 8 policë, protestuesit i turren aeroportit

0

Gjendja e rendit dhe sigurisë në shtetin e Azisë Qendrore është përkeqësuar orët e fundit teksa janë vrarë nga demonstruesit 8 policë, ndërsa turma e demonstruesve ka shkuar drejt aeroportit të kryeqytetit. Gjithashtu, qeveria ka shpallur gjendjen e emergjencës pas përkeqësimit të situatës në vend.

Presidenti i Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev raportohet se ka kërkuar ndihmën e Rusisë për të menaxhuar situatën. Ai premtoi se do t’u përgjigje ashpër protestave duke i akuzuar protestuesit se janë komplotistë të paguar.

Protestat në vend u aktivizuan pas rritjes së çmimit të lëndëve djegëse, ndërsa më pas qytetarët kanë shtuar dhe kërkesat për liri dhe  demokraci. Ata akuzojnë presidentin aktual Tokayev dhe paraardhësin e tij Nursultan Nazarbayev për minimin e demokracisë në vend Nazarbayev drejtoi vendin për 29 vite rresht. Në 2019, ai hoqi dorë nga posti i presidentit dhe vendosi të marrë drejtimin e Këshillit të Sigurisë së Kazakistanit. Sot, pasardhësi i tij Tokayev vendosi ta shkarkojë atë dhe pjesën tjetër të këshillit për të qetësuar protestuesit.

Marrë nga “BBC”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu