Humb betejën me COVID-19 dhe një tjetër mjek, babai i kandidatit për deputet

0

Humb jetën nga Covid-19 një tjetër mjek, Muharrem Nonaj vjeç 77 .

Lajmin e kanë bërë me dije djemtë e tij, miq, kolegë e të afërm në rrjetet sociale.Doktor Muharremi është babai i mjekut Bledar Nonaj, ish-drejtor i maternitetit “Mbretëresha Gerladinë” dhe kandidat i LSI për qarkun e Beratit në zgjedhjet e 25 prillit.

“Të nderuar miq dhe të afërm. Me hidhërim të thellë ju njoftoj se babai im, dr. Muharrem Nonaj ndërroi jetë, duke mos e fituar dot betejën me Covid-19”, shkruan mjeku në postimin e tij në rrjetet sociale.

 

 

“Doktor Muharremi, do të mbahet mend nga të gjithë ne, për devotshmërinë dhe përkushtimin me të cilin i shërbeu banorëve të Skraparit”, shkruajnë miqtë në rrjetet sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu