E mitura trasportohet me varkë në urgjencë për shkak të përmbytjeve

0

Një 5-vjeçare është transportuar me varkë për në spital për shkak të përmbytjeve që kanë përfshirë Obotin prej ditësh.

E mitura ka shfaqur shenja të helmimit, fillimisht temperaturë dhe më pas bark dhe të vjella dhe orët e fundit gjendja e saj shëndetësore është përkeqësuar. Për shkak të përmbytjeve të zonës, ka qenë i pamundur kalimi i mjeteve të ushtrisë.

Bëhet me dije se e mitura është transportuar me varkë deri në rrugën kryesore ku më pas është dërguar me ambulancë për në spital.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu