Covid-19 në Kosovë, 410 raste të reja/ Ja sa humbje jete në 24 orët e fundit

0

Ministria e Shëndetësisë (MSH) njofton se sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, nga 8,789 testime, 410 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, kurse gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 12 raste të vdekjes.

MSH gjithashtu njofton se prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,089,615 doza të vaksinës.

“Deri më sot 385,297 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Sot janë shëruar 1,732 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 140,682”, thuhet në njoftimin e bërë nga MSH.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në total numri i rasteve aktive është 14.501

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu