COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë dhe vetëm 1 i infektuar gjatë 24 orëve të fundit

0

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVD-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar vetëm një person i infektuar.

Ndërsa, për fat të mirë nuk është regjistruar asnjë viktimë nga virusi.

Sot janë shëruar 42 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 156.936. Në total numri i rasteve aktive është 632, njoftojnë autoritet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu