Kur të gjithë ne mendojmë se kovidi u largua, befas ai rikthehet madje edhe frikshëm me mosha të reja.
I tillë ishte rasti i R.D. 46 vjeç, nga Kavaja.
I ndjeri u shtrua fillimisht në spitalin e Kavajës, por kur gjendja u përkeqësua, u dërgua në Tiranë.
Me gjithë përpjekjen e mjekëve, ai nuk mundi të shpëtojë.
Mësohet se 46 vjeçari kishte edhe një sëmundje shoqëruese në stomak, por kovidi i dha goditjen përfundimtare.
Ditët e fundit rastet me Covid-19 dhe nënvarianteve të tij janë shtuar në shkallë vendi. Bashkë me rastet kanë nisur edhe vdekjet.
Ndaj Ministria e Shëndetësisë kërkon vazhdimin e vaksinimit si masë parambrojtëse. Infowebtv